Ky Komision raporton se kur një ose dy magnete të tilla të vogla gëlltiten, ato mund të shkaktojnë lëndime serioze si bllokimi i zorrëve, helmimi i gjakut dhe hapja e vrimave të vogla në lukthin dhe zorrët e fëmijëve.
“Kemi shikuar imazhet e rëntgenit tek fëmijët që kanë gëlltitur magnetet, ku aty mund të shihet se si ato bashkohen dhe shkaktojnë bllokada shumë të rrezikshme” thotë Inez Tenenbaum, kryesuesja e këtij Komisioni.
Simptomat mund t’ju përngjajnë shpesh herë atyre të ftohjes së zakonshme dhe gripit, gjë që i dërgon disa herë prindërit për vizitë tek mjekët, para se të bëhet incizimi radiografik dhe të përcaktohet bllokada, thotë Tenenbaum.
Komisioni gjithashtu e përmend rrezikun edhe për adoleshentët të cilët përdorin disa magnete për të imituar pirsingun (vathët) e gjuhës, gjë që mund të shkaktoj gëlltitjen aksidentale të magneteve.
Lojërat dhe zbukurimet e tavolinës siç janë Buckyballs që dalin në treg si lojëra për të rritur sipas Komisionit duhet që të mbahen larg nga fëmijët. /Telegrafi/