Telegrafi

Lojërat kompjuterike para videos

Sipas të dhënave nga Entertainment Retailers Associaton (ERA), paraqitja e një vargu të lojërave shumë të popullarizuara gjatë vitit të kaluar solli një rritje të madhe të shitjes së lojërave. Përkundër rënies së shitjes së lojërave në mediumet fizike, blerja e lojërave në formën digjitale përmes Internetit siguroi rritjen e tregut të lojërave kompjuterike gjatë vitit të kaluar në Britani të Madhe në 1.93 miliard funt britanike, që është dukshëm më shumë se shitja e video titujve të cilët arritën në 1.8 miliard funt, respektivisht muzikës në 1.1 miliard funt.

Sipas vlerësimeve të ERA, lojërat morën pjesë me 40.2% në mbarë tregun e përmbajtjeve zbavitëse. /Telegrafi/