Telegrafi

Lojërat e fatit, mbijnë si kërpudhat

Ekspertët e ekonomisë hapjen e këtyre lojërave e vlerësojnë si fenomen shqetësues, dhe e lidhin atë me moszhvillimin ekonomik dhe standardin e ulët të jetës së qytetarëve.

Menaxheri i lojërave të fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, Safet Krasniqi, tha se deri më tani janë të licencuara 323 pika të këtyre lojërave të veçanta, që janë të parapara me ligj, (kazinotë, automatët dhe bastet elektronike dhe klasike).

Sipas Krasniqit, lojërat elektronike janë të ndaluara me ligj dhe kanë mbetur të rregullohen me akt të veçantë nënligjor.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, vlerëson se hapja e një numri kaq të madh të këtyre subjekteve, është një fenomen që i ka përcjellë vendet në tranzicion.

Ndërkaq eksperti i ekonomisë, Musa Limani, thotë se fenomeni i rritjes së kësaj veprimtarie tregon se në vend nuk ka ekonomi të zhvilluar.

Ndryshe sipas zyrtarëve të ATK-së deri më tani janë të regjistruara dhe zhvillojnë veprimtari legale 14 baste me gjithsej 309 njësi. Ata kanë treguar se, janë të regjistruara edhe 13 bingo dhe një kazino. //telegrafi/