Site icon Telegrafi

Lojëra të akullta – seksi: Ja si të flladiteni gjatë netëve të nxehta

Kënaqeni të dashurin tuaj me paragjellën e ftohtë seksuale dhe do të përjetoni baskë diçka që kurrë nuk e keni përjetuar deri tani.

Është e njohur që paraloja është akti më i rëndësishëm për seks fenomenal. Prandaj gjithmonë, bash gjithmonë, duhet që të përpiqeni që partnerit dhe vetes t’i përgatisni ngrohje sa më të mirë që të jetë e mundur.

Nëse nuk keni ditur, për këtë mund t’ju ndihmojnë kupat e akullit. Ja disa mënyra interesante, të cilat do t’ju pëlqejnë gjithsesi, transmeton Telegrafi.

1. Shije e ftohtë

Pse djemve u ikën truri kur shohin një vajzë që thith një lëpirëse? Sigurisht, sepse ky imazh u kujton diçka tjetër, shumë më të kënaqshme. Edhe lëpirja e akullit ka të njëjtin efekt. Kur të jesh në një bar ose restorant merr një kub akulli, vëre në gojë dhe thithe sikur kjo që po bën të jetë gjëja më e pafajshme në botë. Për të pasur më shumë efekt, lër që copa e akullit të duket në buzët e tua herë pas here. Të sigurojmë se partneri yt do t’ia kërkojë kamerierin llogarinë me shumë nxitim.

2. Masazh i akullt

Shtoje temperaturën e ambientit me një masazh, ku të kombinosh akullin dhe esencën vajore. Hidh pak esencë në njërën dorë, fërkoji të dyja pëllëmbët e duarve për t’i ngrohur dhe masazho shpatullat e partnerit. Pastaj, merr një kub akulli dhe kaloje në të njëjtën zonë. Përsërite procesin në të gjithë kurrizin e tij dhe finalizoje te të prapmet.

3. Një 8-dhe e ngrirë

Kur të praktikosh seks oral me partnerin, përdor një kub akulli për të vizatuar një 8 në fund të barkut ose në pjesën e brendshme të kofshëve. Mundohu t’i bësh të dyja veprimet njëkohësisht, sepse kjo do t’i sjellë një kënaqësi të papritur.

4. Rrënqethje

Tani është radha jote. Shtrihu me kurriz dhe përkëdhel zonat më të ndjeshme (prapa qafës, pas gjunjëve, thithat…) me një kub akulli. Pastaj, kërkoji partnerit që të ndjekë të njëjtën rrugë me gjuhën e tij. E ftohta do të stimulojë mbaresat nervore të trupit tënd, ndërsa nxehtësia e gjuhës së partnerit do ta shtojë më tepër eksitimin. Pastaj, të sigurojmë se partnerit do t’i pëlqejë të të shohë si përkëdhel veten…

5. Shkrije në gojë

Kalo një copë akulli në buzë për rreth 15 sekonda derisa t’i ndjesh buzët e ftohta dhe jepi partnerit një seancë seksi oral të paharrueshme. Kontrasti mes buzëve të tua të ftohta dhe gojës së nxehtë do të ndezë shqisat e tij. Nëse do, mund ta zëvendësosh kubin e akullit me një lugë akulli të grirë. /Telegrafi/

Exit mobile version