Telegrafi

Lojë shpërblyese nga Chio Chips – Shija që nxit fitoren

A jeni adhurues i shijes së parezistueshme të Chio Chips? Ju mund të bëheni pjesë e lojës shpërblyese dhe të fitoni shpërblime fantastike çdo javë!

Në tregun e Kosovës prej vitesh, Chio Chips, shije e krijuar në Gjermani, dhe që prodhohet me dashuri në Kroaci, ka arritur të kënaq entuziastë të panumërt me shumëllojshmërinë e shijeve. Tani, besnikëria ndaj këtij brendi do të shpërblehet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Përderisa ju kënaqeni me shijet e ndryshme nga Chio Chips, ju gjithashtu përjetoni momente të paharruara dhe në të njëjtën kohë, keni mundësinë të fitoni shpërblime çdo javë. Loja shpërblyese do të zgjat 5 javë dhe do të ketë 5 çmime për çdo javë.

Çfarë ju duhet për t’u bërë pjesë e kësaj loje?

Procesi është i thjeshtë. Blini të paktën 2 artikuj nga Chio Chips; Shënoni: Chio (hapësirë) numrin e dokumentit të kuponit fiskal (hapësirë) orën p.sh “Chio 12345678 10:15” dhe dërgoni mesazh në numrin 50100 që të bëheni pjesë e lojës shpërblyese për të fituar çmime të vlefshme çdo javë. Dërgimi i këtyre mesazheve është falas, pa pagesë.

Shpërblimet javore janë: Sony Playstation 5; Samsung Smartwatch; TV LED LG 55’’; Kufje Sony; dhe Pako Dhuratë me Produkte Chio. Ju lutemi, ruajeni kuponin fiskal!

Vini re!  Një kupon fiskal vlen vetëm për një aplikim, çdo keqpërdorim ju diskualifikon nga loja!

Zgjedhja e fituesve do të bëhet çdo të hënë. Pas dërgimit të mesazhit në numrin 50100, fituesit e shpërblimeve do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme. Fituesit do të njoftohen përmes SMS dhe lista e fituesve do të publikohet në Facebook/Instagram tek Chio Kosova.

Loja shpërblyese është aktive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke filluar nga data 07.08.2023 deri më datë 11.09.2023.

Mos harroni që çdo javë ka një shpërblim të ri në pritje për ju! Bashkohuni me komunitetin e entuziastëve të Chio Chips dhe zhytuni në emocionet e lojës shpërblyese 5 javore!