Telegrafi

“Lojë me lapsa” te emrat e dëshmorëve (Foto)

Veterani i luftës së UÇK-së – komandant i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së – Pren Marashi, ka reaguar ndaj përdhosjes që i është bërë në Pejë, pllakave përkujtimore me emrat e dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë.

“Të nderuar miq;

Instalimi i antivlerave, dhënia hapësirë dhe lejimi i lloj-lloj tradhtari qe të njollosë luftën dhe gjakun e dëshmorëve, sjell pasoja qe edhe përmendoret dhe lapidaret e dëshmorëve te njollosen nga bijtë e rodi i UDB-ashave!

Janë kamerat e sigurisë dhe organet duhet te marrin masa ndaj sjelljeve te tilla te turpshme qe përdhosin vlerat !

Pllaka përkujtimore me emrat e dëshmorëve te kombit në qendër te qytetit te Pejës, sot. Mjerim!”, ka shkruar Marashi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/