Napoli e ka zhbllokuar rezultatin kundër Real Madridit në San Paolo.
Napolitanët ishin skuadra më e mirë në minutat e para të sfidës dhe me meritë janë në epërsi.
Pas një aksioni mirë të realizuar, Dries Mertens e mposhti portierin Navas (24’).
Menjëherë pas, Cristiano Ronaldo e goditi shtyllën.
Kujtojmë që Real Madridi ka fituar me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/