Site icon Telegrafi

“Loja” vetëvrasëse e tinejxherëve arrin në Ballkan, prindërit paralajmërohen për kujdes: “Dua të luaj? Nuk ka kthim kur hyn”! (Foto)

“Loja” që çon në vetëvrasje, “Balena e kaltër”, shtyn njerëzit për 50 ditë të zgjedhin sfida të ndryshme, e ditën e fundit “mentori” urdhëron vetëvrasjen. Mbi 130 vetëvrasje janë kryer veç në Rusi, ndërsa “loja” ka arritur deri në Ballkan.

Gjithçka nisi në Rusi. Julija Konstantinova (15) dhe Veronika Volkova (16) ranë nga kulmi i ndërtesës këtë vit, ndërsa dy të tjerë kanë xhiruar këto vetëvrasje. Në ndërkohë, Ekatarina (15) është lënduar rënd.

Dy ditë më vonë, një vajzë 14-vjeçare nga Chite bie nën tren. Në të gjitha këto rate dyshohet se “loja” po i shtyn ato në vetëvrasje, transmeton Telegrafi.

Loja u shpërnda në Evropë. Në Portugali, një 18-vjeçare u dërgua në spital. Ajo ka pranuar pjesëmarrjen në lojën morbide. Në këmbën e saj gjetën të prerë “Sim” (“Po”, në portugalisht), ndërsa në dorë “F58”.

Të shtunën në spital të Barcelonës është dërguar edhe një 15-vjeçare.

“Loja” ka arritur edhe në Kroaci. Ajo, sipas një gazetari që ka kontaktuar rrjetin VKontakte, nis kështu:

“Dua të luaj.”

“A je e sigurt? Nuk ka kthim prapa kur hyn.”

“Po. Çfarë do të thotë nuk ka kthim?”

“Nuk mund të dalësh nga loja kur hyn në të.”

“Në rregull, gati jam.”

“Çdo detyrë duhet ta kryesh deri në fund e askush nuk guxon të dijë për këtë. Kur e mbaron detyrën, duhet të dërgosh fotot për të parë se i ke kryer. Në fund të lojës do të vdesësh. A je gati?”

“Çka nëse dal?”

“I kam informatat e tua e ata do të vijnë tek ti e prindërit e tu.”

Detyra e parë ishte të pritej “F58” në dorë. Kur gazetari dërgon fotomontazhin, gjoja ka kryer detyrën, “mentori” nuk u lajmërua!

“Loja” kërkohet në rrjetet sociale ruse e edhe angleze me hashtagun për “balena e kaltër”, “deti balenave”, “jam në lojë”, “më zgjo në 4:20”, “F58” etj.

Autoritetet, kudo në Evropë, paralajmërojnë prindërit të kenë kujdes për komunikimet natën të fëmijëve dhe që kohë pas kohe të dinë përmbajtjen e mesazheve, fotove dhe videove në celularët e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version