Telegrafi

Loja vendore Haluci, niset drejt konkurentëve botërorë

Haluci ka arritur të thej rekordet vendore me mbi 100,000 përdorues në Facebook dhe sot lansohet drejt konkurëntëve botërore si Mega Jump, Doodle Jump, Angry Birds, etj. Loja Haluci është ridizajnuar pas suksesit vendor, si në anën vizuale po ashtu dhe në koncept, me qëllim që të argëtojë lojtarët anekënd botës.

Për ta përfunduar lojën, Haluci duhet të kalojë në katër stinët e vitit, ku gjatë rrugëtimit paraqiten sfida të ndryshme, të cilat duhet të tejkalohen nga përdoruesi me qëllim të arritjes të sa më shumë pikëve për të konkuruar me lojtarët jerë dhe për të kuptuar aventurën e Halucit deri në fund. Gjithashtu përdoruesit kanë mundësi që të blejnë gjëra brenda lojës nëse dëshirojnë të kalojnë sfida më lehtë dhe më shpejtë.

 

Andaj, bëhu pjesë e kësaj aventure botërore dhe mëso se çka ndodhë me Halucinnë fund dhe grumbullo sa më shumë pikë për të arritur në maja të top listave si Game Center nga Apple.

Shkarkoje tani direkt nga linku më poshtë:
• iPhone: https://itunes.apple.com/us/app/haluci-bounce-bounce-jump/id946460157?mt=8&ign-mpt=uo%3D2
• Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.trigonom.haluci

Mbi kompaninë zhvilluese:
Trigonom, që kohë më parë arriti të depërtoj drejt përdoruesve global me Alfabetin në gjuhën Shqipe, Angleze, Gjermane e Turke dhe atë me mbi 100,000 shkarkime në iOS dhe Android, tani ka vendosur që ta lansoj lojen Haluci. Qysh nga viti 2011 kompania ka vazhduar fokusimin drejt përgaditjes së produkteve të saja dhe lansimin e tyre drejt tregjeve globale, dhe duke konkuruar kështu me kompani gjigante të dyqaneve të aplikacioneve si SuperCell, Rovio, Reading Raven, etj.