Telegrafi

Loja tradicionale nuk shkoi si duhet, shoqëruesi i dhëndrit u lëndua keq (Video)

Gjatë një ceremoni martesore në Shandong të Kinës, një shoqërues i dhëndrit ka mbetur me lëndime të konsiderueshme, pasi një lojë tradicionale nuk ka shkuar si duhet.

Atë vetëm është dashur ta lëkundin dhe ta lëshojnë ngadalë, por koka tij u përplas për dysheme dhe ai humbi ndjenjat, transmeton Telegrafi.

“Është një lojë për të argëtuar të mysafirët, ku luhatet shoqëruesi i dhëndrit apo ndonjë shoqëruese e nuse. Me këtë rast, imitohet nata e parë e martesës së çiftit”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Megjithëse nuk ka marrë lëndime me pasoja për jetën, ai po qëndron ende në spital për kontrolle të mëtutjeshme. /Telegrafi/