Telegrafi

Loja në natyrë përmirëson shikimin

Vetëm 10% e fëmijëve të sotëm luajnë jashtë, kundrejt 70% që luanin dikur, por loja në ajër të pastër është terapi dhe ndihmon fëmijët të kenë një shikim më të fortë.

Në studim kanë marrë pjesë rreth 10 mijë fëmijë dhe adoleshentë. Studiuesit kanë arsyetuar përfundimin e publikuar në lidhje me ekspozimin e fëmijëve në natyrë.

Këta fëmijë, që kalojnë disa orë në mjedise të hapura me gjelbërim dhe ajër të pastër, kanë një shikim më të fortë.

Kjo mund të jetë për shkak se sytë janë të shfaqur ndaj dritës natyrale dhe shpenzojnë kohë në kërkim të objekteve në distancë të largët.

Prandaj prindërit duhet të kalojnë kohë me fëmijët e tyre në natyrë, që ata të rriten të shëndetshëm. /Telegrafi/