Telegrafi

Loja me këmbë e Andre Onanas edhe jashtë portës është tjetër nivel

Interi tashmë e vlerëson shumë Andre Onanën për aftësinë e tij për të luajtur me topin kur e ka në këmbë dhe portieri tregoi se sa i mirë mund të jetë.

Reprezentuesi i Kamerunit pritet të largohet nga Giuseppe Meazza këtë verë nëse dikush vjen me një ofertë me vlerë të paktën 50 milionë euro.

Ai bëri paraqitje të shkëlqyera në sezonin e tij debutues me Nerazzurrët pasi arriti të fillonte lëvizjet nga prapa dhe të driblonte larg rrezikut nëse ishte e nevojshme.

Ndërsa është në pushime, Onana tregoi disa nga aftësitë që e bëjnë atë një portier kaq të kërkuar, duke bërë shaka me shokun e skuadrës Denzel Dumfries se ai mund t’i mësojë disa gjëra edhe për të shënuar gola.

Videon që mund ta shikoni më poshtë tregon më së miri se çfarë di të bëjë ish-gardiani i Ajaxit kur ka topin në këmbë. /Telegrafi/