Telegrafi

Loja me karrige doli prej kontrolli, rivalet u përleshën dhunshëm dhe këmbëngulnin për fitore (Video, +18)

Gjatë një ahengu që është zhvilluar diku në Meksikë, dy gra ishin lojtaret e fundit të lojës me karrige, në të cilën duhet të ulen sapo të përfundojë muzika.

Pamjet e shpërndara, i tregojnë ato në fazën e fundit të lojës, ku gjithçka del prej kontrolli dhe ato nisin të përleshen dhunshëm, transmeton Telegrafi.

Kur gjithçka duket se përfundoi, ato nisi sërish të kapin karrigen, duke këmbëngulur që të fitojnë.

“Skena të tilla, nuk shihen as në çerdhe të fëmijëve. Këtu u teprua gjithçka”, ishte një prej komenteve të shumta.

Të pranishmit fillimisht i brohorisnin, por pastaj nisën t’i ndajnë, pasi përplaseshin edhe për dysheme. /Telegrafi/