Në Mahadia të Rumanisë, një i ri ka ecur nëpër trarët e metalit që ndodhen sipër një ure, nëpër të cilën kalon treni.
Flaviu Cernescu i ka ngritur gishtat lartë për të treguar se gjithçka është në rregull, derisa hidhte hapat në këtë vend të ngushtë.
Me të kaluar makina e rëndë transportuese, ai i ka bërë edhe disa lëvizje sipër kësaj ure, që ka një lartësi të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.
Sikur të rrëzohej, Cernescu jo vetëm se do të lëndohej, por do të prekej nga telat mbi tren që kanë energji deri në 27 mijë volt.
“Prita derisa u afrua treni dhe më pas u nisa. E tërë ura lëkundej sikur të isha në një anije, në mes të detit”, ka thënë 36-vjeçari lidhur me këtë eksperiencë. /Telegrafi/