Telegrafi

Loja me jetën: Qëndron mbi trenin në lëvizje, rrezikon të prek kabllot e tensionit së lartë (Video)

Në Indi është filmuar një burrë, që qëndronte në këmbë mbi trenin në lëvizje, duke rrezikuar të preket nga kabllot e rrymës.

Derisa makina e madhe e transportit lëvizte me rreth 60 kilometra në orë, ai ruante balancën, ndërsa përkulej kur afrohej te shtyllat që i dilnin përpara, transmeton Telegrafi.

Xhirimi që është bërë nga udhëtari në një tren që lëvizte përballë, është hedhur në rrjete sociale, ku ka marrë shumë shpërndarje.

Policia ka nisur hetime, për të identifikuar këtë njeri që ka rrezikuar jetën. /Telegrafi/