Telegrafi

Loja me jetën në kulmin e katit të 43-të (Video)

David Nelmes ka bërë një vrapim të rrezikshëm, mbi ndërtesën e një ndërtese me 43 kate në Dubai.

Videoja e postuar më poshtë, tregon atë teksa kërcen nëpër trarët e kulmit që ndodhet në 75 metra lartësi, transmeton Telegrafi.

Britaniku i ka kryer lëvizjet me sukses, pasi ka nisur të praktikonte këtë “lojë” që nga mosha 17-vjeçare. Por, nuk i rekomandohet askujt të kryejë vrapime të tilla. /Telegrafi/

https://youtu.be/ubmNfC5OEF0