Telegrafi

Loja e ultë e kolegëve të këqij, e mbuloi fund e krye me ngjyrë (Video)

Punëtorët e një kompanie nga Anglia, nuk kanë mundur të ndalojnë së qeshuri me kolegun e tyre të mbuluar prej kokës tek këmbët me ngjyrë të bardhë.

Burri i njohur vetëm si John, ka qëndruar i ulur në pjesën e pasme të një furgoni, i zhytur i tëri me lëngun për lyerjen e mureve, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, por besohet se ai ka rënë pre e një mahie të ultë që i kanë përgatitur kolegët.

I pafuqishëm të lëvizë dhe i nervozuar, John ka sharë dhe ulëritur, po kjo vetëm sa i ka bërë kolegët e tij të qeshin më shumë. /Telegrafi/