Liverpooli shpreson të përmirësojë gabimet e sezonit të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve kur ata përballen me Tottenham Hotspur më 1 qershor, por kundërshtari i tyre po merr mësime nga paraqitja e Sergio Ramos vitin e kaluar.
Dy klubet angleze do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Wanda Metropolitano, me Reds që shihen paksa favorit.
Megjithatë, Tottenhami është gati të shkaktoj befasinë e radhës për të tentuar fitimin e trofeut në këtë garë.
Duke folur për The Mirror, mbrojtësi Davinson Sanchez shpjegoi se ai është duke shikuar regjistrimet e Ramosit për këshilla se si të mbrohen në finale.
“Duke shikuar DVD-të, e pash se ishte e pabesueshme mënyra se si mbron Ramos. Ai ka karakterin që duhet për të luajtur në atë pozicion”, ka thënë fillimisht Sanchez.
“Ndonjëherë, të gjithë janë shumë të përqendruar të luajnë futboll dhe sulmuesit nuk ju interesojnë. Shikoni Roberto Firminon. Ky djalë, godet, bllokon, e gjithçka tjetër. Edhe Kane bënë lojën e njëjtë, fut këmbën gjithkund”.
“Lëndimi i Harryt kundër Manchester Cityt, ishte i njëjtë, ai u përpoq të bllokonte dhe lëndoi kyçin e këmbës. Sulmuesit janë më të shqetësuar për të rifituar topin dhe duhet të jeni gati për të luftuar kundër tyre”.
“Një finale është për tu fituar. Nuk duhet ta presësh kundërshtarin që t’ia fillojë të luaj, ose të jetë i mirë me ju. Ne do të fillojmë ndeshjen në mënyrë agresive. Një finale është për këtë. Gjithkush dëshiron të fitojë trofeun”.
“Nëse keni për të rrëzuar, ju duhet të rrëzoni. Nuk duhet të ju interesoj, ju duhet të merreni me to. Futbolli nuk është i përbërë vetëm nga marrja e topit, ose pastrimi i topit. Nuk synoj ta godas kundërshtarin pa top, por ndonjëherë kap edhe topin edhe kundërshtarin”, përfundoi mbrojtësi i Tottenahmit. /Telegrafi/