Telegrafi

Loja e rrezikshme me dhëndrin para martese (Video)

Dhëndri i paemëruar nga Guangzhou i Kinës, është lidhur për shtylle nga miqtë e tij, të cilët i kanë ndezur fishekzjarrë për trupi.

Madje, ata janë kujdesur që t’ia lyejnë pjesën e pasme me sos domatesh, për ta frikësuar se i është lënduar lëkura, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund ta shihni ndezjen e fishekzjarrëve, që është përcjellë me shumë zhurmë dhe tym.

Përmes këtij rasti, kërkohet që të mos realizohen lojëra të tilla para martese, që janë shumë të shpeshta dhe përcjellën me lëndime të konsiderueshme. /Telegrafi/