Site icon Telegrafi

Loja e preferuar e qytetarëve të Alaskës, në këtë vend po shkrihet akulli në lumin Tanan – kush e qëllon kohën e saktë fiton xhekpotin

Akulli në lumin Tanana në Nenana të Alaskës, është shkrirë mjaftueshëm sa që të aktivizohet alarmi larg në veri të Amerikës.

Akulli është çarë rreth orës 12:50 sipas kohë lokale, dhe ata që ia kanë qëlluar momentin e saktë të shkrirjes së lumit të ngrirë këtë vit nëpër bastoret e Nenana Ice Classic, do të ndajnë xhekpotin prej 233.591 dollarë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, do të nevojitet rreth një javë që të konstatohet se kush ka fituar ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj ngjarje të përvitshme që organizohet. Koha më e hershme e çarjes së akullit që ndonjëherë të jetë regjistruar ishte viti 2019, kur më 14 prill u ndez alarmi në qytet.

E çarja më e vonshme e akullit është regjistruar më 20 maj të vitit 1964 dhe 2013. Gjatë dekadave të kaluara shkrirja e akullit ka ndodhur nga 6 deri në 11 maj. E viteve të fundit, shkrirja thjesht po ndodh gjatë prillit.

Nenana Ice Classic është garë e përvitshme që mbahet në Nenan të Alaskës. Kjo ngjarje ku banorët tentojnë t’ia qëllojnë kohën e saktë kur akulli në lumin Tanana në Nenan, do të fillojë të thyhet është bërë kryetemë e mediave botërore.

https://twitter.com/AlaskaWx/status/1387098868123258880?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1387098868123258880%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3678593%2Fomiljena-igra-pogadjanja-na-aljasci-se-otopio-led-na-reci-tanana-ko-je-pogodio-tacno-vreme-dobija-pozamasan-dzekpot-foto

Kjo traditë zyrtarisht kishte filluar më 1917, kur një grup i inxhinierëve hekurudhor vendosën të vënë baste që akulli do të çahet – me qëllim që të argëtohen dhe të heqin mendjen nga dimri i ashpër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version