Telegrafi

Loja e pokerit u kushtoi me jetë, tetë pensionistë amerikanë infektohen me COVID-19 – tre prej tyre humbin jetën

Një grup pensionistësh të dashuruar në lojën e pokerit, duket se pandemia e coronavirusit nuk u ka bërë edhe aq shumë përshtypje, por loja e fundit në Florida ka përfunduar tragjikisht, pasi prej tetë sa ishin tre kanë humbur jetën.

Në një periudhë kohore prej një jave, që të gjithë (tetë) janë sëmurë, tre humbën jetën nga infeksioni, e i biri i njërit prej viktimave të coronavirusit, thotë se i ndjeri vazhdimisht e kishte paralajmëruar gruan e tij që të jetë e kujdesshme, transmeton Telegrafi.

Ky grup i pensionistëve nga New Yorku që ishin zhvendosur në Floridë para se të dilnin në pension, i ka lidhur shumë pokeri, dhe pikërisht loja e tyre e fundit në Aventura, vend ky 20 milje në veri të Miamit, i kushtoi me jetë Mercy Friedman, 94-vjeç dhe çiftit bashkëshortor Beverly Glass, 84-vjeçe dhe Fred Sands, 86.

Sipas të mbijetuarve, njëri prej pjesëmarrësve në lojën e pokerit vazhdimisht ishte kollitur gjatë lojës, raportojnë mediat amerikane.

“Është një tragjedi”, ka thënë Harriet Molko, që besonte se do të vdesë gjatë 10 ditëve qëndrimi në spital.

Molko, bashkëshorti i të cilës Ronald gjithashtu ka qenë në spital, pranoi se po i ngjan me një makth që të gjithë duan ta harrojnë, sepse të gjithë ishin miq të mirë, kanë qenë si një familje, duke udhëtuar së bashku nëpër kazinotë e Floridës. /Telegrafi/