Prezantuesi i njohur, Labinot Gashi, iu është përgjigjur pyetjeve në Intervista Alfabet në kuadër të emisionit Thumb.
Mes tjerash, ai është pyetur për vesin e tij më të keq, i cili është i ngjashëm me shumicën e njerëzve në vitet e fundit – përdorimi i tepruar i telefonave të mençur.
Në kërkesën për ta zgjedhur këngëtaren më të bukur, ai ka vendosur për Nexhmije Pagarushën. Në ditët festive ka thënë se i pëlqen alkooli, ndërsa si shumica e njerëzve ka pasur raste kur edhe ka marrë borxh.
I pyetur se cila është loja më e bukur në shtrat, Labi është përgjigjur: “Pishpirik” ose “zhol”. Las Vegasi është vendi pas të cilit ai marroset.
Moderatori i njohur ka pranuar se me raste ndihet seksi. Se a e ka provuar orgjinë, kuptojeni nga gjestet e tij. /Telegrafi/