Për të ndërtuar një reaktor të centralit bërthamor, fëmijët të hënën kanë marrë shtëpizën e një kompjuteri dhe “anash saj i kanë vendosur pllakatin me simbolin për radioaktivitet, të shtypur nga interneti", pohon policia në deklaratën e vet. Një kalimtar i rastit ka parë shtëpizën të cilën fëmijët e kishin lënë përkohësisht dhe ka lajmëruar policinë.
Zjarrfikësit kanë mbyllur një pjesë të qytezës, derisa radio stacioni lokal u ka bërë apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Prindërit e gjashtëvjeçarëve e kanë kuptuar se fëmijët e tyre janë shkaku i alarmit dhe kanë njoftuar policinë.