Nuancat e buzëve shpesh ndjekin një dinamikë të kundërt me atë të tendencave për veshjet
Grimi i buzëve nga pasarelat e modës nxjerr në pah këtë here vëllimin dhe konturet e tyre.
Në koleksionin Pranverë/Verë 2024 në New York Fashion Week, grimi i pazakontë luan me ngjyrat për t’i dhënë buzëve një pamje të transformuar.
E veçanta? Loja me dy ngjyra të ndryshme për buzën e sipërme dhe atë të poshtme.
Buzëkuq me dy nuanca
Tendencat e reja për grimin e buzëve i afrohen nuancave neutrale në bezhë. Buza e sipërme me një ton më të gjallë dhe të fortë, ndërsa e poshtmja disi më e zbehur.
Si mund ta realizoni grimin dyngjyrësh për buzët?
Jo vetëm buzët, por edhe grimi në tërësi për sezonin e ri do të jetë një lojë interesante për të gjitha vajzat.
Cilat ngjyra janë të preferuarat tuaja?
E para, më e thjeshta është një grim shumë i pastër, qepalla, buzë e qerpikë pa asnjë gjurmë grimi, citon Anabel.
Për t’i bërë buzët protagoniste absolute të pamjes suaj luani me dy ngjyra që vendosen njëra mbi tjetrën për t’i dhënë atyre kontrastin dhe vëllimin e dëshiruar.