Përpos sloganit me katër S (Vetëm Uniteti e Shpëton Serbin apo në origjinal “Samo Sloga Srbina Spasava”) në logon e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, vërehet edhe një detaj i ri, kapela tradicionale serbe e njohur si “Shajkaça”.
“Shajkaça” është një simbol nacionalist serb që nga fillimi i shekullit 20. Gjatë Luftës së Parë Botërore “Shajkaça” ishte bartur nga ushtarët serbë në Mbretërinë Serbe, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore “Shajkaçën” e kishin bartur çetnikët serbë, shkruan Zeri.info.
Kjo kapelë tradicionale serbe është bartur edhe gjatë kohës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nga partizanët serbë.
Poashtu gjatë luftës në Bosnje rezervistët dhe paramilitarët serbë bartnin “Shajkaça”. Kapela të tilla kanë bartur paramilitarët serbë edhe në luftën e Kosovës.