Telegrafi

Logoja e re e Windowsit

Logo i ri i cili është një dritare e stilizuar, me vija të rrepta dhe të thjeshta, dhe i cili njëkohësisht i përshtatet filozofisë së re Metro të produkteve të Microsoftit.

Logon e re të Windowsit e ka dizajnuar agjencia Pentagram, respektivisht Paula Scher, e cila nuk e kishte të qartë përse logo i Windowsit ishte flamur. Sam sqaron se logo i ri është një rezultat logjik i zhvillimit të logos nëpër vite, por edhe të vet sistemit operativ Windows dhe teknologjisë. Edhe pse zhvillimi i logos tregon pasurinë e zhvillimit të teknologjisë, ngjyrave dhe efekteve, Windows po i kthehet rrënjëve dhe nga flamuri edhe një herë bëhet dritare.

Logo i Windows 8 tani është një dritare Metro. Modern dhe klasik njëkohësisht, me vija të qarta dhe të fuqishme, e prapë të rrafshëta pa ndonjë imitim të tepruar të materialeve ose efekteve. Edhe pse i thjeshtë, vetë Sam Moreau thotë se logo i Windows 8 ka edhe perspektivë dinamike. Dhe derisa Moreau është i ngazëllyer, shumë njerëz në ikonën e re e shohin një logo monoton njëngjyrësh. /Telegrafi/