Telegrafi

Logan Paul po i dërrmon partnerët e sparringut gjatë përgatitjeve për duelin ndaj Mayweather

(Foto: Instagram/kidd_282)

Logan Paul ia ka nxirë syrin Angel Lozanon gjatë një dueli sparringu para meçit kundër Floyd Mayweatherit.

YouTuber-i i famshëm është dashur të hynte në ring me kampionin e pamposhtur më 20 shkurt, mirëpo duket se përballja do të shtyhet.

Sidoqoftë, Logan po vazhdon përgatitjet, ndërsa partneri i tij i stërvitjeve ka thënë se ai është boksier shumë më i mirë se vëllai i vet, Jake.

(Foto: Instagram/kidd_282)

Duke folur për MyBettingSites.co.uk, Lozano ka thënë se sensacioni i internetit do të shkaktojë befasi ndaj boksierit të madha amerikan.

“Logan padyshim që ka fituar fuqi, herën e parë që bëmë sparring ma nxiu syrin, më bëri paksa me vezullim”.

“Më goditi dhe isha i befasuar. Vetëm njëherë më ka ndodhur që një boksier të ma nxijë syrin dhe ai ka qenë kampioni i botës, Gilberto Ramirez”.

“Ai ka disa lëvizje të mira dhe mund t’i durojë goditjet, është bërë më i kompletuar pasi i është dhënë rasti”, ka deklaruar Lozano. /Telegrafi/