Telegrafi

Logan Paul fiton meçin ndaj Dillon Denis, ky i fundit u diskualifikua pasi tentoi ta ‘mbys’ dhe shkaktoi një përleshje të madhe

Dillon Danis u diskualifikua nga lufta e tij me Logan Paul pasi tentoi ta ‘mbys’ kundërshtarin e tij me një shtrëngim të qafës në stilin MMA, pasi gjyqtari përfundoi meçin.

Danis dhe Paul u përfshinë në një përleshje fizike në konferencën për shtyp të së enjtes, e cila e la YouTuber-in e kthyer në boksier me një prerje afër syrit pasi u godit me mikrofon.

Pavarësisht nga ai incident, lufta vazhdoi siç ishte planifikuar dhe u zhvillua të shtunën pas mesnate.

Në fund, doli të ishte një garë farsë – me Danis të dominuar nga fillimi në fund nga Paul, i cili e ‘rrahu’ gjatë gjithë kohës edhe fitoi pas gjashtë raundesh.

https://twitter.com/sambladeco/status/1713387685455581214

Megjithatë, fitorja erdhi me një diskulifikim të luftëtarit amerikan.

pati skena të çuditshme në momentin e përleshjes, kur Danis ra në dysheme në sekondën e fundit të raundit të gjashtë dhe tentoi ta ‘mbys’ Logan me një kapje për qafe në stilin MMA.

Dhjetëra individë nga të dy kampet pushtuan ringun, duke përfshirë vëllain më të vogël të Logan Paul, Jake, me sigurimin që u detyrua të ndante të dy grupet. /Telegrafi/

https://twitter.com/ableton_mma/status/1713376711189172708