Logan Paul ka reaguar pas shumë kritikave që pranoi në meçin ekzibicional që zhvilloi ndaj Floyd Mayweather në orët e para të ditës së hënë të kësaj jave.
Dyshja zhvilluan tetë raunde, me disa goditje që dukeshin më shumë qesharake, se sa që kishin synim të godisnin njëri-tjetrin.
Në një moment, u pa edhe si amerikani arriti të shpëtonte YouTuberin nga nokauti, pas një goditje të fuqishëm që i dha në fytyrë.
Nga ato skena, shikuesit që kishin paguar deri në 50 euro për të shikuar përballje, reaguan ashpër duke thënë se kjo ishte e shëmtuar dhe se nuk kishin paguar për të parë një duel të tillë.
Mayweather po ashtu tentoi të arsyetohej, duke thënë se ai nuk është më 25-vjeçar që të boksojë në nivele të larta.
Mirëpo, edhe pse ka 25 vite karrierë në boks, amerikani ia doli të lëshojë disa goditje të fuqishme ndaj Logan Paul, me këtë të fundit që për një moment e lëshuan këmbët.
Youtuberi reagoi, duke u kërkuar shikuesve të mbyllnin gojë dhe se meçi ishte i kurdisur.
Duke folur në një storie në Instagram, YouTuberi tha: “Yo, unë jam duke parë këtë rrëfim që qarkullon, ka një pjesë në luftë ku Floyd më goditi me grusht dhe unë u mbështeta pak mbi të. Duket sikur unë çalova”.
“Njerëzit po përpiqen ta rrotullojnë atë dhe të thonë se ai më rrëzoi dhe më kapi dhe më mbajti lart për të vazhduar luftën në raundin e tetë”.
“Mbylle gojën. Si, thjesht mbylleni gojën. Si, ndaloni përpjekjet për të diskredituar atë që ndodhi natën e kaluar”.
“Mos bëni gabime, ai mori shumë goditje të mira; ka disa fotografi ka goditjet që mora, nuk e dija që fytyra ime mund ta bënte atë formë. Natyrisht se ishte e planifikuar se çfarë do të ndodhte”.
“Por, asnjëherë nuk u lëkunda, kurrë padyshim nuk u nokautova. Ai nuk më mbajti, u përpoq të më nxirrte jashtë, por nuk mundi. Ishte e mrekullueshme”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/