Telegrafi

Loew i brengosur për formën e Kloses

“Është e qartë që nuk do të jetë lehtë ta rikthejmë Miroslav Klosen në formë. Do të jetë punë e vështirë për ne. Ai duhet të punojë shumë. Ai ende nuk po e shfaq formën të cilën është në gjendje ta arrijë”.

“Për Klosen tani vlen se si të bëhet më i sigurt në stërvitje. Njerëzit e kishin përjashtuar nga kombëtarja Klosen para disa sezonesh. Por, kur kemi të bëjmë me kombëtaren, ai gjithnjë e ka vendin e tij”, ka thënë Loew për Bild.

Klose gjatë dy Botërorëve të kaluar ka shënuar nga pesë gola, duke u bërë kështu njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm gjatë Botërorëve. /Telegrafi/