Telegrafi

LOE do të prezantojë mundësi për qasje më të lehtë deri te financat për gratë biznesmene

Businesswomen on White

Lidhja e Odave Ekonomike sot së bashku me përfaqësues të Programit për rritje të punësimit tregtar (IME) do t’i prezantojë mundësitë për qasje më të lehtë deri te financat për kompanitë që drejtohen nga gratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarje është paralajmëruar prania e grave menaxhere, të cilat me ndihmën e këtij programi shfrytëzojnë mjete nga burime të ndryshme të financimit dhe e kanë avancuar veprimtarinë e tyre, njofton AIM.

Nga LOE theksojnë se përvojat tregojnë se për zhvillim më të suksesshëm të biznesit në kompanitë e Maqedonisë, nevojitet informim më i madh dhe ekspertizë, por edhe qasje deri te financat. /Telegrafi/