Site icon Telegrafi

Low: Synimi ynë, mbrojtja e titullit

Joachim Low ka folur pas shortit të Kupës së Botës të mbajtur sot në Moskë.

Gjermania ka rënë në grup me Meksikën, Koreja e Jugut dhe Suedinë.

Trajneri i ‘Pancerëve’ e ka komentuar grupin, dukë e quajtur interesant.

“Është grup interesant. Synimi jonë është që të japim të më të mirën dhe të mbrojmë titullin”, ka thënë trajneri i Gjermanisë, Joachim Low.

Lexo po ashtu Hidhet shorti i Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, tetë super grupe me nga katër skuadra (Foto)

Gjermania e ka dorëzuar trofeun në Moskë, me Miroslav Klosen, që ishte i pranishëm në event.

Ai ka folur pas dorëzimit të trofeut duke thënë se është moment magjik.

“Ky trofe të jep një përshtypje magjike. Shumë lojtarë të mëdhenj e kanë pasur në dorë. Është moment magjik ky”, tha Klose pas dorëzimit të trofeut.  /Telegrafi/

Exit mobile version