Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë sot do ta prezantojë sistemin TED të BE-së si platformë për tenderë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Siç informojnë nga LOE-ja, bëhet fjalë për online platformë të vetme, kushtuar furnizimeve publike evropiane, të cilën sektori privat dhe publik e shfrytëzon për qasje deri te informatat për tenderë të publikuar në vendet e BE-së dhe vendet kandidate të saj.
Në konferencë për shtyp fjalim do të ketë drejtori ekzekutiv i Lidhjes, Mitko Aleksov. /Telegrafi/