Site icon Telegrafi

Lodrat largojnë syrin e keq në Shqipëri

Lojërat e popullarizuara, besohet se mbrojnë familjen nga fati i keq dhe dëbojnë “syrin e keq”. Për këtë është i bindur edhe bujku Sina nga fshati i vogël i Kuçit, në veriperëndim të Tiranës.

“Ky do ta mbrojë familjen time nga Syri i keq dhe do të dëbojë të gjitha të këqijat që mundohen të prekin familjen time”, i tha Sina agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Ai thotë se fqinjët dhe të afërmit e kanë mallkuar dhe janë munduar t’i bëjnë magji derisa ky po ndërtonte shtëpinë. Tash tetë Arushë Teddy mbrojnë shtëpinë dhe familjen e tij nga katastrofa, shkruan AFP.

Njëzet vjet pas rënies së komunizmit besëtytnitë në Shqipëri po lulëzojnë. Përveç Arushit me Pellush në “luftën kundër të keqes” përdoren edhe patkonjtë, yjet e kuq dhe hudhrat, të cilat mund të shihen të varura nëpër shtëpitë luksoze.

E tërë kjo gjatë komunizmit ka qenë e ndaluar. Lideri komunist Enver Hoxha, i cili e mbajti Shqipërinë të izoluar me dekada të tëra bile provoi që Shqipërinë ta bëjë vendin e parë ateist në botë.

Pas rënies së regjimit në fillim të vitit të 90-të, shqiptarët përqafuan traditën të mbushur përplot besëtytni. /Telegrafi/

Exit mobile version