Telegrafi

Lodrat e seksit krijojnë kaos në rrugët e Moskës (Video)

Një kuti me lodra seksi krijoi kaos në qendër të qytetit, pasi ra nga një veturë në lëvizje, duke u shpërndarë nëpër rrugët e frekuentuar nga veturat dhe këmbësorët.

Kalimtarët e rastit mbetën të shokuar, kur në rrugë filluan të ‘fluturojnë” lodrat shumëngjyrëshe të gomës në rrugët e qendrës së Moskës, transmeton Telegrafi.

Derisa disa prej kalimtarëve e kuptuan se për çfarë bëhet fjalë, kishte edhe prej atyre që menjëherë nxorën telefonat e tyre dhe filluan të shkrepin fotografi.

Por është interesant fakti se si shoferi i veturës që po i barte lodrat e seksit, ndalet në rrugë dhe fillon t’i mbledhë ato thuajse nuk ka ndodhur asgjë. /Telegrafi/