Telegrafi

Lodra e shtrenjtë që ndihmon në nuhatjen e erës së këmbëve (Video)

Kompania Next Technology me bazë në Japoni, ka dizajnuar një pajisje në formë të qenit lodër, që matë shkallën e erës së këmbëve.

Po që se është në rregull vetëm do të lëvizë bishtin, në rast të erës së rëndë do të nisë të lehtë, ndërsa do të shtrihet si i vdekur kur ka kundërmim të madh, transmeton Telegrafi.

Në kulturën japoneze, është ofendim i madh nëse mysafiri hyn në shtëpi dhe mbanë erë të këmbëve, andaj nevojitet të bëhet shumë kujdes.

Por, kjo lodër që del së shpejti në treg, do të kushtojë rreth nëntë mijë euro, që është një shumë tepër e lartë. /Telegrafi/