Telegrafi

I lodhur nga vëzhgimi i vazhdueshëm, 2-vjeçari godet me top kamerën e instaluar në dhomë – pamjet bëhen virale

Ky është momenti kur një fëmijë e godet me top kamerën që e kishin vendosur prindërit në dhomën e tij për ta vëzhguar – pasi duket ishte lodhur nga “spiunimi”.

Casey Waller nga Tupelo, Mississippi, kishte instaluar kamerë në dhomën e të birit të saj dyvjeçar Jase për ta vëzhguar gjatë natës, por ku pa incizimet vërejti se kamera kishte ndërruar kënd, transmeton Telegrafi.

30-vjeçarja analizoi pamjet dhe mbeti e habitur kur pa sesi djali i saj me vetëm një goditje arrin ta qëllojë kamerën, duke i ndërruar kahjen.

Videoja e publikuar shfaq momentin kur vogëlushi që ishte në shtrat, kërkon topin dhe në momentin që e gjen pa u menduar dy herë e hedh në drejtim të kamerës – të cilin e goditi dhe ia ndërroi kahjen. /Telegrafi/