Telegrafi

I lodhur nga pritja, Arnold Schwarzenegger mbush një gropë në lagjen e tij në Los Anxhelos

I bezdisur nga një gropë e madhe në lagjen e tij në Los Anxhelos, Arnold Schwarzenegger mori një lopatë dhe e mbushi vetë.

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë postoi një video të martën në Twitter ku ai dhe një ndihmës përdorin material për të riparuar rrugën në zonën e Brentwood, përcjell Telegrafi.

“Sot, pasi e gjithë lagjja është mërzitur me këtë gropë gjigante që po shkatërron makinat dhe biçikletat për javë të tëra, unë dola me ekipin tim dhe e rregullova atë”, shkroi ai në Twitter. “Unë them gjithmonë, të mos ankohemi, të bëjmë diçka…”.

Dhe sigurisht që fqinjët e kanë falënderuar me njëra prej tyre që ka hapur xhamin e makinës dhe falënderoi yllin e filmit aksion.

“S’ka përse”, i është përgjigjur Schwarzenegger, i veshur me çizme pune, një xhaketë lëkure dhe nuanca që të kujtojnë rolin e tij në “Terminator”. /Telegrafi/