Hollie Abrey nga Essex i Anglisë, ishte lodhur nga telefonatat e vazhdueshme ku reklamohen kompanitë e sigurimeve, andaj ia kaloi telefonin të birit dyvjeçar.
Ky i fundit, vetëm belbëzonte dhe lëshonte zëra ta pa artikuluar, ndërsa operatori i bënte pyetje të vazhdueshme, pa e ditur se janë duke e tallur, transmeton Telegrafi.
Vogëlushi është dukur se po argëtohet, pasi qeshet dhe ia bën me dorë, derisa nuk e përshëndetë me dorë dhe e përqafon ekranin, para se ta mbyllë.
“Herën tjetër që më telefonojnë për reklama apo këshilla falas, telefonit do t’i përgjigjet fëmija im që nuk e di asnjë fjalë”, është një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/