Telegrafi

Lodhet nga forma të zakonshme, kuzhinieri punon tortat me pamje të pështira si shpuzore apo portokall i mykur (Video)

Ben Churchill nga St Albans i Anglisë, që ishte lodhur së përgatituri torta me pamje të zakonta, ka nisur të punojë të tjera që ngjajnë me objekte që nuk sjellin apetit si shpuzorja, portokalli i mykur apo shpuza për larjen e enëve.

Kuzhinieri 31-vjeçar është popullarizuar dhe ëmbëlsirat e tij po kërkohen në masë të madhe, vetëm pse zgjodhi format që duken shumë të pështira, transmeton Telegrafi.

Megjithëse gjithçka që servohet në pjatë është e ngrënshme dhe e shijshme, shumë njerëz hezitojnë ta hanë, sepse iu vjen mundim nga pamja.

Por, tortat që punohen vetëm me porosi, janë shumë të shijshme, pasi kanë përbërës të pasur dhe të balancuar.

Videoja e postuar më poshtë, shfaqë punime që mbajnë vulën e shefit Ben, të cilat janë pëlqyer më së shumti. /Telegrafi/