Arsene Wenger është shprehur tejet i lodhur me kritikat e mediave dhe tifozëve për punën që po e bënë me ekipin e Emirates.
Arsenal barazoi në derbin e kryeqytetit londinez kundër Tottenham Hotpsurs me rezultat 2:2.
”Shikoni, kam punuar këtu për 19 vjet dhe unë jam gjithmonë i ulur këtu duke gjetur justifikim për punën që po e bëjmë”.
”Unë nuk kam asnjë problem për t’u përballuar me çdo gjë, por do mërzitem dikur. Kam punuar për 35 vjet në nivel të lartë”, citoi Wenger. /Telegrafi/