Telegrafi

LOD, Medaljet e para të arta

Anastasia Kuzmina ishte femra e parë që mori një medalje të artë në LOD, Vancouver 2010. Njëherit ajo është edhe atletja e parë sllovake që fiton një medalje të artë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Zvicerani Simon Ammann fitoi medaljen e parë të artë në edicionin e sivjetmë të LOD, ndërkohë që kjo ishte medalja e tretë e artë e skiatorit 28-vjeçar, i cili medaljen e fundit të artë e kishte fituar para tetë vitesh

“Jam sërish në krye të botës. Nuk kam fjalë për ta përshkruar situatën. Është çmenduri”, tha Amman, i cili pas zhgënjimit në LOD, Torino 2006, duket si është kthyer në formën e tij më të mirë. /Telegrafi/