Telegrafi

Lockheed Martin zhvillon variantin e ri të aeroplanit luftarak F-35

Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me kompaninë Lockheed Martin për zhvillimin dhe shitjen e variantit të ri që nuk kapet nga radarët që njihet si F-35.

Sipas ministrisë amerikane të Mbrojtjes, kompania do të kryej anën inxhinierike në një afat prej pesë viteve, dhe do të përfundojë me zhvillimin e variantit të ri të aeroplanit luftarak, transmeton Telegrafi.

Edhe pse asgjë nuk është bërë publike për opinionin, Defence World shkruan se të gjithë blerësit e këtij aeroplani marrin variantin standard të F-35, me përjashtim të Izraelit.

Finlanda gjithashtu këtë muaj ka njoftuar se ka përzgjedhur F-35, për aeroplanin e tyre të ri luftarak dhe planifikon t’i blejë 64 sosh. Holanda njëjtë paralajmëroi se ekziston mundësia që të sigurojë aeroplanët e këtij lloji.

Siç shkruan Defence Post, projekti për zhvillimin e variantit të ri për blerësin e paemëruar do të duhej të përfundonte në vitin 2026. /Telegrafi/