Telegrafi

Lockheed Martin zhvillon rrjetin satelitor për komunikim mes Hënës dhe Tokës

Njerëzimi po planifikon një prani afatgjatë në Hënë, ndaj është e nevojshme të vendoset një komunikim i besueshëm dhe pikërisht për këtë po punon kompania Lockheed Martin.

Kompania themeloi një kompani të pavarur, Crescent Space, projekti i parë i së cilës do të jetë një rrjet komunikimi satelitor midis Hënës dhe Tokës, transmeton Telegrafi.

Rrjeti, i quajtur Parsec, përdor satelitë të vegjël hënor që ofrojnë komunikim të vazhdueshëm midis astronautëve, pajisjeve të tyre dhe Tokës. Ky sistem do të ofrojë edhe shërbime navigimi.

Teknologjia duhet t’i ndihmojë studiuesit të qëndrojnë në kontakt, por gjithashtu të ndihmojë në ndryshimin e kursit të anijes kozmike. Lockheed Martin thotë se duhet të jetë vendimtare për ata që do të qëndrojnë në sipërfaqen hënore.

Nyjet e Parsec krijojnë ekuivalentin hënor të GPS, duke u siguruar astronautëve informacione të sakta rreth pozicionit të tyre, si dhe udhëzime për t’u kthyer në bazë. Në këtë mënyrë, ekuipazhi i roverit do të zgjedhë mënyrën më të mirë për t’u kthyer në bazë dhe për të shmangur krateret e rrezikshme.

Parsec duhet të jetë funksional deri në vitin 2025, dhe satelitët e nevojshëm do të prodhohen nga Lockheed Martin.

Edhe pse ky projekt mund të duket i parakohshëm duke pasur parasysh se misioni i NASA-s në Hënë do të nisë në fund të vitit 2024 dhe do të zbarkojë në fund të vitit 2025, duhet të kihet parasysh se “gara e hapësirës” tashmë është duke u zhvilluar dhe se SHBA, Kina dhe kompanitë private SpaceX po bëjnë përpjekje të mëdha të fokusuara në Hënë.

Crescent mund të ndihmojë Lockheed Martin të përfitojë nga ai “nxitim” pa ndërprerë operacionet ekzistuese. /Telegrafi/