Telegrafi

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Ish-pjesëtari i Sigurimit të Shtetit të Jugosllavisë, Mehmet Loci, ka vazhduar të mohojë akuzat që i janë bërë atij për dhunën e ushtruar ndaj ish të burgosurve politikë.

Loci e mohoi se e ka torturuar Haki Morinën e Hidajete Kelmendin, të cilët e kishin akuzuar për tortura.

“Me Haki Morinën nuk kam zhvillu bisedë. Ai thotë Mehmet Loci duhet të ketë kërku falje në ‘Rubikon’. Unë Haki Morinën nuk e kam marrë në pyetje. Kam prova kë e kam marrë në pyetje. Kurrë s’kam zhvillu bisedë. Prej qetyne që janë laku emrat, përpos Rasim Selmanajt, Hidajete Kelmendit”, tha ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.

“Hidajete Kelmendi e pohon që më ka pa. Në atë periudhë, kur ka qenë grupi i tyre, unë kam qenë në spitalin ortopedik. Kjo vetë e pohon, thotë ‘kam qenë një natë e një ditë’. E nga aty është dërgu në Burgun e Mitrovicës, ishte fundi i vitit 1985. Kam qenë në repartin ortopedik të Pejës. Ka mujt me m’pa në sallën e gjykimit”, vijoi ai.

Ai tutje tha se kishte marrë pjesë në seanca gjyqësore si i kamufluar si gazetar i Tanjugut të Serbisë.

“Kam qenë i kamufluar si gazetar i Tanjugut, në gjykata. Ka qenë rregull që i ka përcaktu shërbimi. Kam marrë pjesë në seancë jo shumë herë, pastaj u bë bajat”, tha ai. /Dukagjini/