Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se prej dy javësh nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, në këtë komunë.
Loci ka thënë se gjendja në Pejë aktualisht është shumë e mirë.
Ai tha se në këtë komunë zyrtarisht janë shënuar 42 raste të të shëruarve, dhe 30 raste janë ende aktiv, përcjell Telegrafi.
“Gjendja është shumë e mirë në Pejë. Po bëhet një punë shumë e mirë sa i përket pandemisë. Zyrtarisht kemi 42 raste të të shëruarve dhe 30 raste janë ende aktiv, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë”, ka thënë drejtori Loci. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/