Telegrafi

Loci: Në Pejë kanë ardhur një mijë vaksina anti-COVID, nesër fillon vaksinimi

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar vaksinimin edhe në këtë komunë.

“Sot na kanë ardhur një sasi prej një mijë vaksinash anti-COVID. Nga dita e nesërme do të fillojmë vaksninimin me punëtorët shëndetësorë. Në vaksinim do të përfshihen i gjithë personeli shëndetësorë dhe pacientët e repartit te hemodiazizës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Loci thotë se për fillim këto vaksina do të jenë të mjaftueshme por nëse ka nevojë do të na vijnë vaksina shtesë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se pas mjekëve në radhë për t’u vaksinuar do të jenë personat mbi 80 vjeçarë, e më pas do të vazhdohet me grupmosha, personat me sëmundje kronike.

Duke folur për gjendjen epidemiologjike në Pejë, Loci thotë se edhe kjo komunë ka një shtim të madh të rasteve javëve të fundit.

Loci thotë se ka një hezitim nga popullsia për sigurinë e vaksinës, dhe sipas tij duhet të bëhet më shumë që të hiqen këto dyshime.

“Ka hezitime edhe në mesin e punëtorëve shëndetësorë, por duhet të punojmë që kur të ketë vaksina të mjaftueshme ato të mos mbesin të stok”, deklaroi më tej Loci./Telegrafi/