Site icon Telegrafi

Loci konfirmon rastin me COVID-19 në Pejë

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka konfirmuar për “Radio 1” se një person nga qyteti i Pejës, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

“Fatkeqësisht Peja kthehet në hartën e coronavirusit. Kemi një rast Pozitiv me COVID-19, pacientin e kemi nisur parmbrëmë për testim, sonte ka ardhur rezultati pozitiv por nga momenti që ka shprehur simptoma e edhe tani, ai është në vetizolim”.

“Është nga qyteti i Pejës, i gjinisë mashkull. Është që nga momenti i parë me simptoma. Tani po e përcjellim situatën e kontakteve të tij”, tha Loci.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 228 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 28 raste.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 921 raste.

Exit mobile version