Telegrafi

Loci: Katër nga pesë mostrat e marrura sot nga Peja, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Sonte në Komunën e Pejës sipas raportit të IKSHPK-së janë paraqitur edhe katër raste të reja me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci thotë se nga pesë mostrat e marra sot në këtë komunë për fat të keq katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Loci ka thënë se ditëve në vijim do të bëhen edhe teste të tjera në këtë komunë pasi lista e kontakteve është rritur.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë ka tha Drejtori i Shëndetësisë në Pejë në se respektimi i masave të kufizimeve është duke u respektuar në masë të kënaqshme.

“Por po shihet si virusi është aktiv dhe nuk njeh as vend e territor prandaj gjithkund paraqitet rreziku. Kështu që lus qytetarët të qëndrojnë në shtëpi pasi nga dita në ditë jemi të rrezikuar më shumë se dita paraprake”, deklaroi më tej Petrit Loci.

Në Pejë janë të regjistruara 21 raste me COVID-19, ku njëri nga ta ka rezultuar me fatalitet./Telegrafi/