Site icon Telegrafi

Loci: Gjysma e të prekurve me COVID-19 në Pejë janë shëruar

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se gati gjysma e të prekurve të përgjithshëm me COVID-19 nga kjo komunë janë shëruar.

Loci për RTV Dukagjinin thotë  se trendi i të shëruarve është i mirë dhe shumë shpejt rastet negative do të jen më shumë se ato pozitive sa i përket coronavirusit.

“Nga 17 mostra që janë marrë me 13 maj në Komunën e Pejës për ri testim 3 rezultuar pozitive ndërsa 14 të tjera negative”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se të infektuarit nga Komuna e Pejës janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe që të gjithë janë në trajtim shtëpiak.

“Nuk kemi asnjë rast të shtruar në Klinikën Infektive në QKUK dhe të gjithë janë në vet izolim shtëpiak”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se ritestime do të ketë në vazhdimësi por shpreson që mos të ketë testime të para për të dyshuar me coronavirus.

“Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon punën pasi që tashmë kontaktet e rasteve të infektuara janë kryer dhe vazhdojnë me ritestime”, tha ndër të tjera Petrit Loci.

Kujtojmë në Pejë janë prekur nga COVID-19 74 persona, dy nga të cilët kanë përfunduar me fatalitet./Telegrafi/

Exit mobile version